Shtëpia e vëllezërve Frasheri, hambar droge, sarajet e diktatorit restaurohen
Adriatik R. Dosti


Mua mund të më vrisni,por gjakun mos ma çoni dëm … mblidheni se do tu duhet shqiptarëve për bojë..për të shkruar gjuhen e tyre të bukur ….kështu thoshte njeri prej Rilindasve … në ato vite te errëta kur inkuizicioni obskurantist grek pengonte me zjarr e me hekur me helm e thika pas shpine perhapjen e gjuhës, kultures , patriotizmit e përparimit kombëtar shqiptar….
Kjo mu kujtua tek pashë ministreshen shqiptare të Anti – kultures Kumbaron që përuronte restaurimin e nje Kishe tip – Janullatos në Benjë të Përmetit …
Te kuptohemi nuk kam absolutisht asnje gje kunder ruajtjes, ndertimit e restaurimit te objekteve e kulteve fetare te ëfaredo lloj besimi fetare tek ne, pasi edhe ato jane pjese e historise dhe e kulturës sonë kombetare ndër shekuj.
Te restaurosh nje Kishe e të lësh qindra femijë në të katër anët e vendit që tu bjere çatia e shkollës mbi kokë , shkolla pa dyer, pa dritare, pa banga, pa banjo, pa drite e ngrohje ..deri edhe pa mesues.
Drejt zhvillimit e perparimit te çon ndërtimi i shkollave , investimi në dije e kulturë …dhe jo ”show”…me gjoja kujdesin për ruajtjen e kulteve fetare ….
Te restaurosh një kishë a nje xhami dhe të lësh drejt shembjes , shkaterimit e zhdukjes …shtepite e lindjes së korifenjve te shqiptarizmit si Fishta, Migjeni, Mjeda , Çajupi . Të kthesh në hambar e magazine droge atë te vëllezërve Frasheri …dhe te restaurosh krejtesisht nga themelet e me goxha kosto te larte per Shqiperine e shqiptaret e sotëm të dërrmuar nga të gjitha anët Sarajet e Diktatorit e te ”Desidentit” Kadare në Gjirokastër …kjo është më shumë se fyerje e provokim i hapur e i rëndë kombëtar…. për çdo shqiptar të ndershëm, atdhetar e patriot….
Tani lexojeni edhe njehere me kujdes kete status dhe me qetesi , aresyetim e llogjike të ftohtë bëjeni vetë krahasimin mes kësaj Rilindjes së sotme dhe asaj te djeshme ….
Njëra kërkonte ti ruhej gjaku për të shkruar gjuhën shqipe, tjetra kerkon ti rinovohet kontrata Janullatosit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



