E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti në shërbim të mafies, policia kundër qytetarëve
Lajme

Shteti në shërbim të mafies, policia kundër qytetarëve

Kjo video nuk lë vend për interpretime. Këtu nuk kemi rend, nuk kemi ligj, nuk kemi shtet. Kemi polici të përdorur si shkop dhune nga oligarkët dhe qytetarë të ndjekur si kriminelë vetëm pse mbrojnë pronën e tyre.

Një qytetar i zakonshëm përballet me presion, ndjekje dhe intimidim, ndërsa grabitësit e mëdhenj fshihen pas emrave të fuqishëm dhe uniformave blu. Bashkim Ulaj përmendet si simbol i arrogancës së pushtetit ekonomik, që përdor shtetin për të shtypur të dobëtin. Kjo është dhunë e organizuar, e maskuar si ligj.

Policia sot nuk po mbron qytetarin. Po mbron paranë. Po mbron oligarkun. Po shkel mbi të varfrin pa asnjë turp. Ky është krim moral dhe institucional.

Kur shteti godet qytetarin dhe i shërben të fortit, ai pushon së qeni shtet. Heshtja e institucioneve është bashkëpunim i hapur. Çdo minutë pa reagim është një provë tjetër se drejtësia është kapur dhe shitur.

Kjo nuk është më padrejtësi sporadike por është një sistem. Kjo është mafie me Uniformë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.