E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”
Publik News

Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”

Seanca për çështjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datën 25 qershor, ora 13:00.

Në këtë seancë, pritej të jepej pretenca për të pandehurit Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Naile Ajazi.

Shkak i shtyrjes së kësaj seance, u bë mungesa e disa prej të pandehurve, por dhe e avokatëve.

Sakaq, në këtë çështje është përfshirë dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Për këtë të fundit, më 28 maj, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi që ai të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.

Nga ana tjetër, GJKKO-ja, më 28 maj, i ka rrëzuar kërkesën e Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e saj në një gjykatë tjetër, për shkak se kjo çështje është kompetencë e SPAK-ut.

Ish-ministri Beqaj, por dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për disa vepra penale, si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim, mos deklarim dhe fshehje të pasurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.