E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra për vdekjen e të riut Enea Thomollari?
Lajme

Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra për vdekjen e të riut Enea Thomollari?

Flamur Vezaj

Enea Thomollari, i riu që u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e komshinjve të tij, ndërroi jetë pas tre muajsh nëpër dyert e spitaleve.
Në Shqipëri, fatkeqësisht, të vrasin për një karikues telefoni, për një gërvishtje makine, për një fyerje ose shikim të shtrembër, e lëre më për gardhin, tokën, pazaret e bizneset. Por tani të vrasin edhe sepse ke komshi dikë me probleme ose që është shënjestër e atentatit!

Fatkeqësisht, nuk është i pari në llojin e tij, por është i pari në historinë e drejtësisë së vjetër e të re, ku vritet një i ri, dhe porositësi i atentatit me tritol dyshohet të jetë i mbrojtur nga drejtësia!

Image

Po, po, i penduari Nuredin Dumani, i cili mbrohet dhe supozohet të jetë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Altin Dumani e Behar Dibra për 24 orë! Ndërkohë, Dumani, i cili është autor i 12 vrasjeve dhe ka tentuar të vrasë edhe 4 persona të tjerë, tashmë në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, porosit një atentat me tritol ndaj dy motrave Nikolli (me njërën prej të cilave kishte një lidhje virtuale që prokurorët Dumani e Dibra ia kanë mundësuar brenda spitalit të burgut).

Duke qenë se motrat Nikolli e denoncuan publikisht si porositës të këtij atentati me tritol, kam disa pyetje për prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, nën hundën e të cilëve ndodhi kjo ngjarje:

Image

A ndihen përgjegjës për vdekjen e Enea Thomollarit dy prokurorët e SPAK-ut Dumani e Dibra?!

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra kur zgjohen në mëngjes dhe shohin fëmijët e tyre, ndërkohë që babai i 29-vjeçarit Thomollari nuk do ta shohë më kurrë djalin e tij?

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra kur ulen të hanë darkë me fëmijët e tyre në tavolinën plot me ushqime, ndërkohë që babai i Thomollarit nuk ka çfarë t’i vendosë në tavolinë djalit tjetër, pasi ai që siguronte bukën u vra me tritol nga porositësi që ruhet nga SPAK-u?

A ndihen fajtorë dy prokurorët Dumani dhe Dibra që, nën hundën e tyre, i penduari i drejtësisë arrin të porositë atentate me tritol?

Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra kur familjarët e 12 viktimave të vrara nga i penduari i tyre e shohin atë duke jetuar në luks, me kompjuter, Skype, televizor, dhomë stërvitje, kondicioner dhe që ka luksin të ketë “të dashur” nga “hoteli” ku është “izoluar”?

A ndihen fajtorë prokurorët Dumani dhe Dibra që fotot dhe videot e të penduarit të tyre bëjnë xhiro në rrjetet sociale dhe tregojnë se ai vazhdon aktivitetin kriminal edhe nën hundën e tyre dhe i mbrojtur nga shteti?

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra që ende edhe sot nuk kanë zbuluar e arrestuar personin që vuri tritolin dhe porositësin, edhe pse supozohet se i kontrollojnë kompjuterin e komunikimet të penduarit vrasës Dumani?

Po Ilir Proda, drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si ndihet që nuk ishte në gjendje të parandalonte dhe aq më pak të zbulonte ngjarjen apo autorin e vendosjes së tritolit si drejtor qarku i Elbasanit?

Turpi do t’ju mbetet juve që varrosët një 29-vjeçar të pafajshëm!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.