E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ra në kurth kambisti nga Durrësi me 60 mijë euro
Lajme

Si ra në kurth kambisti nga Durrësi me 60 mijë euro

Një tjetër operacion i Krimit Ekonomik ka zbuluar rast mashtrimi ku i dyshuar kryesor është Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, që dyshohet se aktualisht ndodhet në Gjermani, ka arritur të mashtrojë një kambist në Durrës.

Sipas hetimeve, Gjergji i është prezantuar kambistit përmes mesazheve si kushëri i një biznesmeni të njohur. Duke përfituar nga fakti se kambisti kishte njohje me familjarin e biznesmenit, ai ka fituar besimin e tij dhe i ka kërkuar 60 mijë euro. Më pas, kambistit i është dhënë udhëzimi që shumën ta dorëzonte te një person pranë qendrës tregtare TEG në Tiranë.

Pasi ka marrë paratë, ky person është larguar drejt Elbasanit, ku është takuar me një tjetër person që kishte mbërritur me taksi nga një zonë rurale. Pas dorëzimit të shumës, personi i dytë është larguar menjëherë. Dy personat e përfshirë në skemën e tërheqjes së parave janë identifikuar dhe arrestuar nga policia. Gjatë dëshmive të tyre, ata kanë deklaruar fillimisht se janë kontaktuar dhe orientuar nga Florian Gjergji.

Mashtrimi është zbuluar falë reagimit të vetë kambistit. Pasi dorëzoi 60 mijë eurot, ai kontaktoi mikun e tij për t’i konfirmuar se kishte kryer porosinë. Vetëm në atë moment ka mësuar se personi në fjalë nuk i kishte kërkuar asnjë shumë parash, duke kuptuar se kishte rënë pre e një skeme mashtrimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.