Si Shpëtim Muka nuk parandaloi djegin e autobusit të transmetimit
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al ngre akuza serioze për mënyrën se si është menaxhuar siguria teknike e mjeteve të Radio Televizionit Shqiptar, pas zjarrit që përfshiu një prej autobusëve të transmetimeve.
Sipas denoncuesit, ngjarja nuk ka qenë e papritur. Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në RTSH, Shpëtim Muka, ishte paralajmëruar disa herë për rrezikun e zjarrit dhe për gjendjen problematike të autobusit të transmetimit.
Dononcuesi thotë se drejtuesit dhe stafi teknik i kishin ngritur shqetësime të përsëritura për kushtet e mjetit, por këto paralajmërime nuk janë marrë në konsideratë.
Vetë drejtori i Shërbimeve Mbështetëse akuzohet se ka larguar drejtues dhe pjesëtarë të stafit teknik nga zyra, duke krijuar një situatë që, sipas burimit, ka dobësuar kontrollin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të RTSH-së. Drejtori na kërkon dhe haraç me zarfa për të mbajtur në punë punonjësit
Denoncuesi ngre gjithashtu akuza për presion të vazhdueshëm ndaj punonjësve, kërcënime për largim nga puna dhe masa të tjera ndaj atyre që kundërshtojnë ose ngrenë problematika lidhur me mjetet dhe kushtet e punës.

Në mesazhin e mbërritur në redaksi pretendohet se Shpëtim Muka gëzon mbështetjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhallari, dhe se kjo situatë ka krijuar klimë presioni brenda institucionit.
Publik.al po publikon foton e mjetit të RTSH-së, ku duken qartë shenjat e dëmtimit nga zjarri në pjesën anësore të tij.
Ngjarja ngre megjithatë disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga drejtuesit e RTSH-së: A kishte pasur raportime të mëparshme për defekte apo rrezik zjarri në këtë mjet? Kush ishte përgjegjës për kontrollin teknik dhe mirëmbajtjen e tij? A janë dokumentuar paralajmërimet e stafit? Dhe mbi të gjitha, a mund të ishte shmangur dëmtimi i autobusit nëse shqetësimet e ngritura më herët do të ishin marrë në konsideratë?
Publik.al i lë hapësirë RTSH-së, Shpëtim Mukës dhe çdo personi të përmendur në denoncim për të dhënë versionin dhe reagimin e tyre lidhur me këto pretendim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



