E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u bë milioner Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet
Lajme

Si u bë milioner Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

Gazetari dhe analisti Almer Toska ka publikuar sot një shkrim të fortë në Facebook, ku ngre akuza të rënda dhe pyetje të hapura mbi mënyrën se si ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka arritur të shumëfishojë pasurinë e tij në pak vite në administratën publike.

Në postimin e tij, Toska sjell të dhëna të detajuara nga deklaratat e pasurisë së Klosit, duke theksuar se ai është bërë milioner në vetëm gjashtë vite punë në shtet, pas një periudhe të gjatë në sektorin privat ku nuk kishte arritur të grumbullonte as një pasuri të konsiderueshme.

Sipas shkrimit të tij, Klosi ka punuar për 13 vite në sektorin bankar, përpara se të kalonte në OSHEE në vitin 2015, ku mori postin e Drejtorit të Departamentit Ekonomik. Më pas ai është ngjitur me shpejtësi në karrierë, duke u bërë fillimisht drejtor i AKUM dhe më pas drejtor i Tatimeve në vitin 2021.

Toska thekson se gjatë kësaj periudhe, Klosi ka deklaruar disa prona dhe depozita që kapin shifra të mëdha, ndër to apartamente luksoze, llogari bankare në euro e paund dhe kredi të shumta që sipas gazetarit nuk përputhen me të ardhurat e një zyrtari publik.

Gazetari ngre dyshime se pasuria e ish-drejtorit mund të ketë burime të dyshimta dhe i bën thirrje SPAK-ut të nisë një hetim të plotë për mënyrën se si është siguruar kjo pasuri, duke e cilësuar rastin “simbol të pasurimit të shpejtë të zyrtarëve në kurriz të qytetarëve”.

“Ky është portreti tipik i një zyrtari që pasurohet në kurriz të taksapaguesve, ndërsa administrata publike mbushet me luks, vila dhe depozita të dyshimta në euro e paund”, shkruan Toska në fund të postimit të tij.

Në vijim, gazetari ka publikuar edhe të gjitha detajet e deklaratës së pasurisë së Ceno Klosit, të cilat sipas tij tregojnë “një rritje marramendëse e të ardhurave, që kërkon urgjentisht verifikim institucional”.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Almer Toskës:

Deklarata e pasurisë së Ceno Klosit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, zbulon një rritje marramendëse të pasurisë që ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pasuri të pajustifikuar.
📌 Kush është Ceno Klosi?
Nga viti 2002 deri në 2015, për 13 vite me radhë, ka punuar në banka të nivelit të dytë, si specialist dhe drejtues sektori.
Në 2015 u punësua në OSHEE, ku mbajti postin e Drejtorit të Departamentit Ekonomik deri në vitin 2021.
Në qershor 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i AKUM, dhe vetëm katër muaj më pas, me VKM nr. 625, datë 22.10.2021, u ngjit në majën e administratës – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
💰 Çfarë tregon pasuria e tij?
👉 Në 13 vite punë në banka, arriti të blejë vetëm një apartament prej 93.2 m2 në Tiranë, me vlerë 6.8 milionë lekë, blerë në 2010 me kredi 45 mijë euro.
👉 Vetëm një vit pasi kalon në OSHEE, në tetor 2016, Klosi deklaron blerjen e një apartamenti të dytë 160 m2, me kredi 200 mijë euro.
👉 Në janar 2019, ai hap një biznes në Angli, me adresë një vilë luksoze, dhe jep 140 mijë paund me fajde (!).
Nga ku i ka marrë këto para një zyrtar me pagë publike?
👉 Në qershor 2021, në momentin që emërohet drejtor i AKUM, Ceno Klosi blen një apartament tjetër me vlerë 280 mijë euro, nga të cilat 60 mijë janë “kursime familjare” dhe 150 mijë kredi.
Apartamenti është në zonë luksi, me 154 m2 sipërfaqe dhe 91 m2 verandë – një pasuri që nuk justifikohet me të ardhurat e një funksionari publik.
💶 Përveç kësaj, Ceno Klosi deklaron edhe:
• 48 mijë paund depozitë familjare,
• 30 mijë euro depozitë personale,
• ndërsa bashkëshortja ka depozitë me 100 mijë euro.
Në total, pasuria familjare i kalon 900 mijë euro!
🟥 Pyetja është e thjeshtë:
Si është e mundur që një njeri që në 13 vite në sektorin privat nuk kishte më shumë se një apartament 6.8 milionë lekësh, të bëhet milioner sapo hyn në shtet?
Cilat janë burimet reale të kësaj pasurie?
A janë këto “kursime familjare”, apo fitime nga korrupsioni dhe tendera?
🚨 SPAK duhet të hetojë me urgjencë Ceno Klosin, ish-drejtorin hajdut të tatimeve, institucion që duhet të mbledhë taksat për shtetin, jo për xhepat e vetë drejtorit!
Ky është portreti tipik i një zyrtari që pasurohet në kurriz të qytetarëve, ndërsa administrata publike mbushet me luks, vila, kredi të dyshimta dhe depozita të shumta në euro e paund.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.