E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u tradhtua nga dashnorja famozi “El Mencho”
Bota

Si u tradhtua nga dashnorja famozi “El Mencho”

Ekzekutohet “El Mencho”, kreu i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisços.

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, lideri i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisços (CJNG), raportohet se është ekzekutuar gjatë një operacioni të forcave speciale meksikane, pas një aksioni të koordinuar të agjencive të inteligjencës.

Sipas konfirmimit të Sekretarit të Mbrojtjes së Meksikës, Ricardo Trevilla, autoritetet arritën të identifikonin një person të afërt me partneren e “El Mencho-s” pak para ndërhyrjes së së dielës. Gjurmimi i kësaj lidhjeje çoi oficerët e inteligjencës drejt Tapalpas, një zonë turistike malore në shtetin e Jalisços, ku dyshohej se fshihej kreu i kartelit së bashku me rrethin e tij të ngushtë.

Edhe pse partnerja e tij u largua nga vendndodhja pak para ndërhyrjes, “El Mencho” dhe rojet e tij mbetën të rrethuar brenda kompleksit. Ushtria meksikane aktivizoi forcat speciale, duke finalizuar operacionin me eliminimin e një prej figurave më të kërkuara nga autoritetet ndërkombëtare.

“El Mencho” konsiderohej një nga kriminelët më të rrezikshëm në botë, ndërsa Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisços është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe një sërë aktesh të dhunshme në Meksikë dhe përtej saj. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe pasojat që pritet të ketë ky zhvillim në strukturën e kartelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.