E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SIGAL i Avni Ponarit merr paratë dhe nuk paguan dëmet
Flash

SIGAL i Avni Ponarit merr paratë dhe nuk paguan dëmet

SIGAL – kampion i dëmeve të papaguara nën kontrollin e Avni Ponarit

Tregu i sigurimeve në Shqipëri po përballet me një degradim alarmant. Çdo vit, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për sigurimet motorike, por në rast aksidenti marrin gjithnjë e më pak dëmshpërblime.

Në qendër të këtij fenomeni që ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) qëndron SIGAL, kompania më e madhe e tregut, e cila ka grumbulluar të ardhurat më të mëdha, por që rezulton edhe kampione në dëmet e papaguara, sidomos pasi ka kaluar nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit.

Të dhënat alarmante: 1 në 3 dëme të papaguara i takojnë SIGAL

Sipas të dhënave zyrtare të AMF, gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kompania SIGAL përbën 31% të totalit të dëmeve të papaguara në tregun e sigurimeve “Jo jetë”.
Kjo do të thotë se një në tre dëme të lëna pezull në treg i përket SIGAL, duke e renditur atë si institucionin më problematik për dëmshpërblimet.

Rritje e të ardhurave, ulje e dëmshpërblimeve

Pavarësisht rritjes së të ardhurave, pagesat e dëmeve nga SIGAL janë në rënie të vazhdueshme:

  • Të ardhurat nga sigurimet motorike u rritën me 13%, duke arritur në 20 milionë euro (janar–qershor 2025).

  • Por kompania pagoi vetëm 6 milionë euro dëme, një ulje prej 7.5% krahasuar me një vit më parë.

Kompani të tjera më të vogla në treg, me më pak kontrata sigurimi, kanë paguar më shumë dëmshpërblime se SIGAL – një tregues i qartë i shmangies së detyrimeve ndaj klientëve.

Ulja mujore e dëmshpërblimeve (2025)

  • Mars: -3%

  • Prill: -1.28%

  • Maj: -4.83%

  • Qershor: -7.5%

Këto shifra tregojnë se rënia e pagesave nisi që në momentin kur Avni Ponari rifitoi kontrollin e plotë të kompanisë, pas largimit të Uniqa Group Austria.

Një treg sigurimesh në degradim

Situata nuk kufizohet vetëm te SIGAL. E gjithë industria e sigurimeve motorike po ndjek të njëjtin model: rritje e primeve të sigurimit dhe ulje e dëmshpërblimeve.

  • Në 6 muajt e parë të vitit 2025, sektori mblodhi 87 milionë euro të ardhura nga sigurimet motorike.

  • Nga këto, u paguan vetëm 23 milionë euro dëme, shumë më pak se rritja e arkëtimeve.

Kjo do të thotë se shqiptarët paguajnë sigurime, por nuk marrin dëmshpërblime, duke e shndërruar siguracionin nga një mjet mbrojtjeje për qytetarët në një mekanizëm fitimi për kompanitë.

Roli i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në qendër të kritikave është AMF, institucioni që ka humbur funksionin e rregullatorit dhe po shihet gjithnjë e më shumë si noter i interesave të kompanive të sigurimeve.

Një shembull i qartë ishte miratimi i koeficientëve të rinj të rrezikut në janar 2025, të cilët përfitonin qartë kompanitë, por dëmtonin portofolin e qytetarëve. Ky ishte sinjali i parë i ndryshimit të kursit të autoritetit, që sot akuzohet për shpërfillje të interesit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.