Braziliani nuk i frikësohet Serbisë: Formacionin e kam në mendje
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli para mediave në prag të ndeshjes së nesërme kundër Serbisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për sfidën në “Air Albania”.
” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur. Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata.
Është e vërtetë, shumë trajner ankohen për lojtarët pas sezonit. Ka qenë kalendar i ngjeshur. Disa lojtarë kanë 10-15 ditë pushime. Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje. Nesër do iu bëj me dije formacionin, gjatë Andorrës kemi bërë ndryshime që kanë rezultuar mirë, por kjo është skuadër tjetër. Nesër e kam në mendjen 11-shen por pritet të shohim si do vendosim.
Nuk kemi gjë për të fshehur, ato kanë parë ndeshjet e fundit tona dhe ne, i kemi analizuar. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element, shumica e gjërave nga aspekti strategjik bëhen në stërvitje. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror.
Dozat emocionale të ekipit dhe të trajnerit- “Është një ndeshje ndryshe, sot është ndryshe, dje ka qenë po ndryshe, dhe nesër po ashtu. Gjithmonë do të jetë ndryshe nga të dyja kampet, por shpresoj tju dhurojmë një ndeshje të bukur në aspektin sportiv, 90 minuta të bukura për ti shijuar, të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë po ashtu edhe trajnerë, mund ta fus edhe veten këtu, uroj që ta shijojmë, po ashtu edhe 22 mijë tifozët në stadium. Kam dëgjuar që ka pasur mbi 800 mijë kërkesa, janë me fat ata që janë nesër në stadium. Unë madje do të sillja edhe babin tim nga Brazili për ta parë ndeshjen, po ishte një rrugë shumë e gjatë. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur nesër.
“Është e vërtetë unë kam luajtur ndeshje të mëdha gjatë karrierës time, kam pasur një peshë dhe një përgjegjësi kaq të madhe, por e kam bërë para 15 vitesh ku rrjetet sociale nuk ishin diçka kaq e madhe sa sot. Flas vazhdimisht me lojtarët, iu them të fokusohen te stërvitja dhe gjërat që kanë rëndësi në fushë, por në kohën time ka qenë disi më e lehtë, por me këtë gjeneratën e re janë të fokusuar në rrjetet sociale. Duhet ta shijojmë këtë ndeshje, me respekt ndaj kundërshtarit, është në duart tuaj të lini zemrën dhe shpirtin në fushë.
Të dyja skuadrat i kanë përgatitur. Është ndeshje ndryshe, do jetë gjithmonë ndryshe. Për futbollin flitet në fushë, çfarë ndodh më pas do flitet aty. Kanë lojtarë të mirë, po ashtu edhe ne. Edhe skuadra tjetër ka trajner të shkëlqyer, mund të them edhe nga skuadra jonë trajner shumë të mirë. Kështu do flasim vetëm për futboll”, deklaroi ai.