ë “King Power Stadium” vendasit e Leisterit u mposhtën 0-2 nga Mançester Sitit. Pas pesë ndeshjeve pa sukses dhe me vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit, “Qytetarët” gjetën tri pikët. Savinjo në minutën e 21 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Haland “vulosi” tri pikët në pjesën e dytë për të qetësuar Guardiolën në stol.
Mançesteer Siti renditet në vendin e pestë, ndërsa ekipi i Van Nistelroit është në vendin e 18. Ndeshja e radhës për të besuarit e Guardiolës është ndaj Uest Hemit, takim ky i programuar për në datën 4 janar.
Synimi i vetëm për Sitin janë 3 pikët, për të dalë kështu nga kriza e rezultateve negative.
Itali
Napoli ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Venecias. Ndeshja nisi më mirë për Napolin që pa përpara drejt sulmit. Në minutën e 37 Lukaku gaboi penalltinë dhe ekipi u fut në një ngërç nga i cili do dilte në minutën e 79. Një aksion i gjatë bëri që topi të mbetej në zonë dhe Raspadori me të majtën ta ndalte në rrjetë.
Pas 18 javësh, Napoli ndodhet në vendin e dytë.
Skuadra e Kontes numëron po aq pikë sa Atalanta kryesuese. Këto të fundit barazuan dje. Interi me një ndeshje më shumë për të luajtur, ka mundësi t’i kalojë të dyja.