E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal me falsifikime në Gjendjen Civile Vlorë, priten arrestime
Lajme

Skandal me falsifikime në Gjendjen Civile Vlorë, priten arrestime

Dyshime se janë ndryshuar identitetet e disa të kërkuarve

Një hetim i ri ka vënë në fokus zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë, ku autoritetet dyshojnë për një skemë të falsifikimit të identiteteve.

Sipas burimeve të bëra publike, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar po verifikon disa raste të dyshuara, ndërsa qëllimi i hetimit është identifikimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore e personave që mund të jenë përfshirë.

Hetimi, i cili ka zgjatur prej disa muajsh, ka nxjerrë në pah disa raste ku persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dyshohet se kanë ndryshuar identitetin e tyre real.

Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, personat në kërkim kanë përdorur të dhënat dhe emrat e qytetarëve të tjerë, pa dijeninë apo miratimin e tyre. Kjo do t’u kishte mundësuar të shmangnin identifikimin përmes të dhënave të tyre reale.

Në qendër të hetimit janë tashmë dokumentet zyrtare dhe mënyra se si janë kryer ndryshimet në të dhënat e identitetit, ndërsa po verifikohet edhe nëse në këtë proces kanë pasur rol punonjës të caktuar të Gjendjes Civile.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për raste të izoluara apo për një skemë më të gjerë, si dhe mënyrën se si personat e shpallur në kërkim kanë mundur të pajisen me identitete të tjera.

Priten masa sigurie

Në vijim të hetimeve pritet që ndaj disa prej personave të dyshuar të kërkohen masa sigurie, ndërsa hetuesit po vijojnë mbledhjen dhe verifikimin e provave.

Deri në marrjen e vendimeve nga organet e drejtësisë, personat që mund të identifikohen si të dyshuar prezumohen të pafajshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.