E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në Kuvend/ Flakadanë, bidonë me ujë dhe përplasje fizike
Lajme

Skandal në Kuvend/ Flakadanë, bidonë me ujë dhe përplasje fizike

Situata është tensionuar rëndë në Kuvend, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndezur flakadanë në zonën e sallës plenare ku ulen ministrat.

Paralelisht, deputetë të opozitës kanë hedhur bidonë me ujë në drejtim të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të punimeve parlamentare. Forcat e sigurisë janë përfshirë për të vënë situatën nën kontroll.

Tensionet kanë shpërthyer ende pa nisur zyrtarisht seanca plenare, ku janë regjistruar përplasje verbale mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e Gardës.

Gjatë debatit, deputeti Besfort Lamallari u ka kërkuar deputetëve të ulen në vendet e tyre, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër me akuza dhe fyerje.

Ndërkohë, Klevis Balliu dhe Flamur Noka janë ulur në vendet e ministrave në shenjë proteste. Pas përshkallëzimit të situatës, Garda ka tentuar t’i largojë me forcë nga karriget, çka ka sjellë përplasje të reja në sallë.

Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar duke i bërë thirrje ministres së Brendshme të ndërhyjë për situatën, ndërsa Bardhi ka deklaruar se opozita ka ardhur për të “arrestuar Ergys Agasin”, duke akuzuar institucionet për mosveprim.

Seanca mbetet e bllokuar, ndërsa situata në Kuvend vijon të jetë e tensionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.