E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal! Sekretari i Shalsit “tarifa punësimi” dhe presione në Kukës
Lajme

Skandal! Sekretari i Shalsit “tarifa punësimi” dhe presione në Kukës

Në redaksinë e Publik.al ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i Kukës, i cili ngre akuza për ndërhyrje në punësime dhe kërkesa për përfitime financiare në disa institucione lokale.

Sipas mesazhit të dërguar, denoncuesi përmend me emër një zyrtar lokal, Andi Serjanaj, për të cilin pretendon se ushtron funksionin e sekretarit të Eduard Shalsit. Qytetari pretendon se ky zyrtar ndërhyn në proceset e punësimit dhe ushtron presion ndaj drejtuesve të institucioneve për të favorizuar persona të caktuar, duke kërkuar sipas tij pagesa mujore.

Në mesazhin e mbërritur në redaksi thuhet se presione të tilla pretendohet të jenë ushtruar ndaj drejtuesve të sektorëve të energjisë elektrike dhe hipotekës, me qëllim sigurimin e përfitimeve financiare të rregullta. Denoncuesi shprehet se situata është bërë shqetësuese për qytetarët dhe se rasti, sipas tij, është raportuar edhe në nivele më të larta.

Ai pretendon se ankesa është adresuar edhe tek strukturat e Partisë Socialiste në Kukës dhe zyrës së kryeministrit Edi Rama, por sipas tij nuk ka pasur reagim apo zgjidhje konkrete.

Redaksia thekson se bëhet fjalë për pretendime të një qytetari, të cilat nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur. Publik.al pritet të kërkojë reagim zyrtar nga personat dhe institucionet e përmendura për të sqaruar situatën.

“Jam nje qytetar nga kuksi nuk dim nga te shkojme ni sekretar i Shals Hajduti po fut ne pune vetem me lek dhe vjen vetem per te marr lek tek drejtoret ku dogana elektriku dhe hipoteka e tatime i jepin lek muj per muj .Andi ju ben presione drejtor ska me parti siocalist kuks i jemi anku dhe Rames dhe nuk kemi rruge per asgje, And serjanaj Seketrar i shalsit” shprehet denoncuesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.