Tjetër denoncim për Arnold Pashollari nga punonjësja e AKUK

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Pas publikimit të të denoncimit parë për skandalin në strukturat e ujësjellës-kanalizimeve, në redaksinë e Publik.al ka mbërritur një tjetër denoncim.

Një punonjëse e këtij institucioni shkruan:
“Të gjitha sa janë shkruar për rastin janë të vërteta, sepse unë e kam njohur për fat të keq situatën në AKU Fier. Dhe është akoma më skandal se sa paraqitet. Më vjen keq që ju si media thjesht e publikoni si lajm dhe më pas harrohet.”

Një mesazh i qartë. Një thirrje që nuk kërkon vetëm publikim, por hetim.

Ndërkohë, një tjetër denoncim tronditës flet për presion, kërcënime dhe zhvatje brenda Task Forcës në AKUK. Sipas një inspektoreje, drejtori Arnold Pashollari akuzohet se u kërkon punonjësve të kthejnë dietat dhe i kërcënon me largim nga puna nëse nuk binden.

Pretendohet se punonjësit detyrohen të përdorin makinat e tyre personale, ndërsa në dokumente shënohen mjetet e institucionit, duke ngritur dyshime për abuzim me karburantin. Po ashtu, gjatë kontrolleve bizneseve u kërkohet të marrin numrin personal të drejtorit për “zgjidhje” pas orarit zyrtar.

Nëse këto akuza janë të vërteta, kemi të bëjmë me presion administrativ, konflikt interesi dhe deformim të funksionit të kontrollit shtetëror.

Denoncimet po shtohen. Frika mbetet.
Pyetja është: a do të ketë hetim real, apo gjithçka do të mbyllet sërish në heshtje?

Publikuar nga Publik Media