E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Juristi i bashkisë së Bulqizës shkon vetë në gjyq! SPAK e shpalli si  të  arrestuar
Flash

Skandali/ Juristi i bashkisë së Bulqizës shkon vetë në gjyq! SPAK e shpalli si të arrestuar

Një tjetër dëshmi i shtohet skandaleve të drejtësisë në vend. SYRI TV mëson se ndryshe nga sa njoftoi zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, juristi i bashkisë së Bulqizës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Leonard Daçi, është paraqitur vetë befas në GJKKO rreth dy orë pas nisjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peçi, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni gjykatën se ishte një nga të pandehurit e dosjes dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kur ishte në banesë, pretendoi ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë.

Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave.

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.