E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me ilaçet, prokuroria godet CFO Pharma të Çaushollit
Lajme

Skandali me ilaçet, prokuroria godet CFO Pharma të Çaushollit

Skandali i rimbursimeve të barnave goditet CFO Pharma të oligarkut Nadir Çausholli

Një tjetër aferë trondit sektorin e shëndetësisë në vend. Prokuroria e Tiranës ka ndërhyrë me forca të shumta policore në ambientet e kompanisë CFO Pharma, në pronësi të oligarkut Nadir Çausholli, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin që lidhet me skemën e rimbursimeve të barnave.

Skema e mashtrimit

Nga hetimet paraprake është konstatuar se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka rimbursuar dhjetëra mijëra kuti ilaçe më shumë sesa ishin furnizuar realisht në treg.

Barnat e deklaruara fiktivisht regjistroheshin në dokumentacion si të shpërndara, kalonin përmes CFO Pharma dhe prej aty shpërndaheshin në disa farmaci, duke krijuar një zinxhir transaksionesh false. Në fund, shteti derdhte para për barna që nuk ekzistonin, duke shkaktuar një dëm të rëndë në buxhetin publik.

Nadir Çausholli, emër i përsëritur në aferat me shëndetësinë

Nuk është hera e parë që emri i Çaushollit përfshihet në skandale. Ai rezulton përfitues i tendera-ve të shumtë publikë, shpesh të shoqëruar me shkelje dhe abuzime me miliarda lekë nga fondet e shëndetësisë.

Përtej barnave, Çausholli ka pasur monopolin e transportit urban në linjën e Unazës në Tiranë, ku autobusat e tij janë bërë shpesh problem për qytetarët, për shkak të aksidenteve dhe menaxhimit kaotik.

Lidhjet politike

Çausholli njihet si miku i afërt i kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhje që e ka mbajtur për vite të tëra të paprekshëm ndaj skandaleve të denoncuara publikisht nga media dhe qytetarët. Por ky operacion i Prokurorisë së Tiranës duket se shënon një kthesë, teksa oligarku i shëndetësisë mund të përfundojë për herë të parë para drejtësisë.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që opinioni publik pret të shohë nëse kjo do të jetë një goditje reale ndaj korrupsionit në sektorin e barnave, apo një tjetër rast ku oligarkët shpëtojnë nga zinxhirët e ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.