E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me tenderat e AKSHI-t, “e pastreha” Karçanaj në SPAK
Lajme

Skandali me tenderat e AKSHI-t, “e pastreha” Karçanaj në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen e shumëpërfolur të tenderave.

E shoqëruar nga avokatja e saj, Karçanaj është parë teksa hynte në institucionin e drejtësisë, ku ndaj saj është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Më herët, ajo ndodhej në arrest shtëpie, por kjo masë u lehtësua me vendim të Gjykatës së Lartë.

Karçanaj është një nga tetë personat e marrë të pandehur në këtë dosje, që lidhet me abuzimet e dyshuara në procedurat tenderuese të AKSHI-t. Sipas akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në tendera, favorizuar subjekte të caktuara dhe ushtruar presion ndaj operatorëve ekonomikë konkurrues.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre disa akuza të rënda penale, përfshirë konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa SPAK pritet të zbardhë më tej rolin e secilit prej të pandehurve në këtë skandal që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.