Skandali në spitale: Njerëzit rrezikojnë jetën, mjekët larg për festat
Vladimiri nga Tepelena në luftë për jetën e tij
Në redaksinë e Publik.al ka mbërritur një denoncim shqetësues nga qyteti i Tepelenës. Sipas qytetarit, vëllai i tij, V Sh, është transportuar me urgjencë nga Gjirokastra në spitalin e Tiranës për një ndërhyrje të domosdoshme mjekësore, për shkak të bllokimit të rrugëve biliare.
Megjithatë, familjarët kanë deklaruar se në urgjencën e kryeqytetit iu është thënë se për shkak të ditëve festive nuk ka mjekë në dispozicion, dhe ndërhyrja mund të bëhet vetëm të martën. Denoncuesi shprehet se gjendja e pacientit është shumë e rëndë dhe se koha nuk mund të pritet.
Familjarët kanë shprehur shqetësim të madh për mungesën e kujdesit të menjëhershëm dhe kanë kërkuar nga autoritetet shëndetësore të ndërhyjnë urgjentisht, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të jetë fatale.
Pacienti aktualisht ndodhet në Onkologjikun e Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja, e cila tregon frikën se nuk do të marrë shërbimin e nevojshëm për shkak të mungesës së stafit.( Sqarim) Pas publikimit të denoncimit disa familjar te trembur kerkuan të fshihet lajmi. Ne respektu privacine duke shenuar vetem inicialet)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



