E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze! Gjysma e Tiranës mbetet pa drita
Flash

Skandaloze! Gjysma e Tiranës mbetet pa drita

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike që shkaktoi kaos mbrëmjen e sotme në një pjesë të madhe të Tiranës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar me një njoftim zyrtar, duke sqaruar shkaqet dhe masat e marra për normalizimin e situatës.

Sipas OSHEE-së, shkak i ndërprerjes ka qenë një avari në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), e cila furnizon disa nënstacione kyçe në kryeqytet. Si pasojë, pa energji elektrike mbetën zona të gjera, përfshirë Ali Demin, Freskun, ish-Uzinën e Autotraktorëve, Brrylin dhe rrethinat.

Për të shmangur një kolaps të plotë të furnizimit, OSHEE bën me dije se ka ndërhyrë menjëherë duke aktivizuar linjat dytësore. Furnizimi i institucioneve të rëndësisë së veçantë dhe i disa zonave të qytetit është realizuar përmes skemës së unazës, një rrjet alternativ që përdoret në raste emergjente.

“Është shfaqur një avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Freskut, ish-Uzinës së Autotraktorëve, Brrylit, etj. Po bashkëveprojmë me stafet e OST për zgjidhjen e problemit. Ndërkohë, OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.

Sipas të dhënave zyrtare, energjia elektrike është rikthyer brenda rreth 30 minutash në disa zona dhe për të gjitha institucionet me rëndësi të veçantë. Megjithatë, aktualisht pa energji vijojnë të mbeten pjesë të rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, si edhe disa segmente përreth “Rrugës së Elbasanit”.

OSHEE dhe OST bëjnë me dije se po punojnë intensivisht për eliminimin e plotë të avarisë dhe rikthimin e furnizimit normal në të gjitha zonat e prekura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.