E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skëder Hita pezullon edhe 2 drejtues të tjerë të Policisë së Durrësit
Lajme

Skëder Hita pezullon edhe 2 drejtues të tjerë të Policisë së Durrësit

Pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, janë marrë masa të menjëhershme në nivelet drejtuese të policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra deri në përfundim të hetimeve të drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa. Në vend të tij është komanduar përkohësisht Ervin Hodaj.

Në të njëjtën kohë, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave, janë pezulluar edhe:

  • Zija Sulaj, Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Durrës;
  • Kreshnik Skëndo, Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin.

Menjëherë pas aksidentit, është ngritur një grup ekspertësh nga Policia Rrugore për të analizuar në terren shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor për të verifikuar nëse ka përgjegjësi nga ana e punonjësve të policisë.

Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet synojnë të zbardhin plotësisht rrethanat dhe të përcaktojnë përgjegjësitë institucionale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;

-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;

-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.