Skema e mikro-kredive u mirëmendua për të zhvatur shqiptarët që në vitin 2015
Pano Soko
Skema e mikro-kredive ishte një plan i mirëmenduar që fillesën e ka që në Planin Anti-Krizë që u miratua në 2015.
Historia nis që me krizēn e kredive të këqija.
Për të shpëtuar bankat që kishin dhënë kredi të këqija, në rastin e kredive të vogla që nuk do të ristrukturoheshin që iu ishin dhënë individëve me të ardhura të pakta ose dhe pa të ardhura fare, Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren duke mos i lënë bankat që gjithë shumën e këtyre kredive ta kalonin në humbje (siç ishte gjëja e drejtē që duhej bërë, pasi përgjegjësia e këtyre kredive të dhëna ishte ekskluzivisht e bankave dhe askujt tjetër dhe për këtë arsye ishin ato që duhet të mbanin në kurriz humbjet dhe askush tjetër) por i udhëzoi t’i kalonin në llogari jashtë bilancit dhe paralelisht me këtë lehtësoi procedurat për liçensimin e kompanive që do merreshin posaçërisht me mbledhjen e këtyre kredive.
Dhe këtë e bëri duke i dhënë këtyre kompanive të collection-it një “liberta” absolute me një kuadër rregullator shumë të dobët me qëllim që ato të bënin çfarë të donin.
Me pak fjalë lëshoi dhelprat në kotecin e pulave.
Natyrisht, nisur nga nga skemat e mëparshme të kompanive të mbledhjes së borxheve, si rasti i CEZ-DIA dhe kompanive të tjera që u morën me mbledhjen e borxheve që njerëzit i kishin CEZ-it, ky lloj biznesi premtonte shumë parà, gjë që mesa duket i tundoi të gjithë-që nga kreu i kupolës drejtuese e deri tek përmbaruesit e thjeshtë.
Skema e ndërtuar kishte brenda vetes Bankën e Shqipërisë, kompanitë e mikro-kredive, gjyqtarët që miratonin urdhër-ekzekutimet, përmbaruesit dhe noterët.
Të gjithë, kush me veprim e kush me mos-veprim, bën të mundur që skema të funksiononte si orë zviceriane.
Fakirë të këputur e të paditur ,të futur në darën e teknikaliteteve juridike dhe presionit administrativ me frikën e burgut dhe humbjes së çdo gjëje, firmosnin nën presion marrveshje ku për një detyrim fillestar 200 mijë Lekë pranonin të paguanin 2 milionë Lekë vetëm e vetëm t’iu mbyllej kredia;
apo të tjerë panë që për njē borxh prej 1 milion lekësh iu merreshin dynymë të tërë tokash;
apo kishte raste kur vëllai, kunati, apo nëna, babai viheshin nën presion për të paguar borxhin që as nuk e kishin marrë ata, por e kishte marrë i afërmi i tyre..
Leku lum. Kishte për të gjithë..
Derisa piramida u bë kaq e madhe saqë rrezikonte të rrëzonte shtetin.
Aty party u mbyll..
Skema e mikro-kredive është skema e tretë më e rëndë e zhvatjes qē iu është bërë ndonjëherë shqiptarëve, (natyrisht pas ’97 dhe korrupsionit me taksat që zënë dy vendet e para) dhe përgjegjësia për këtë nuk duhet të ndalojë vetëm tek kompanitë e mikro-kredive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



