E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skënder Hita “ultimatum” Policisë: Goditni drogën, armët dhe krimin
Lajme

Skënder Hita “ultimatum” Policisë: Goditni drogën, armët dhe krimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka zhvilluar një seri takimesh pune në strukturat vendore të Policisë në Fier dhe Gjirokastër, si dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër, duke vendosur theks të fortë te rritja e performancës dhe reagimit në terren.

Në fokus të diskutimeve ka qenë përmirësimi i menjëhershëm i parametrave të rendit dhe sigurisë publike. Hita ka kërkuar angazhim maksimal nga efektivët, duke theksuar nevojën për parandalim aktiv të paligjshmërive dhe ndjekje të vazhdueshme të çdo shqetësimi të ngritur nga qytetarët.

Një nga pikat kyçe të porosive ka qenë intensifikimi i punës hetimore dhe operacionale, me synim goditjen e grupeve kriminale, veçanërisht në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu, ai ka kërkuar rritje të kontrolleve për ndërtimet pa leje dhe krimet mjedisore, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Siguria në shkolla ka qenë një tjetër prioritet i theksuar. Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar monitorim të shtuar të perimetrit të institucioneve arsimore deri në përfundim të vitit shkollor, me praninë e shtuar të Policisë Kriminale dhe patrullave të përgjithshme. Qëllimi është evidentimi dhe goditja e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe parandalimi i rasteve kur të rinjtë drejtojnë automjete pa leje drejtimi.

Në prag të sezonit turistik, Hita ka kërkuar standarde të larta në sjellje, etikë dhe komunikim nga çdo efektiv, duke insistuar në reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate që mund të cenojë sigurinë e pushuesve dhe qytetarëve.

Një tjetër mesazh i qartë ka qenë trajtimi me prioritet i çdo ankese apo shqetësimi të qytetarëve, pavarësisht madhësisë së tij. Ai ka kërkuar ndjeshmëri dhe profesionalizëm në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe konflikteve sociale.

Sa i përket sigurisë rrugore, drejtuesi i Policisë ka kërkuar monitorim më efikas përmes teknologjisë bashkëkohore dhe ndalim të praktikave të panevojshme në akset kombëtare. Në zonat urbane, prioritet do të jetë ndëshkimi i parkimeve të gabuara, frenimi i fenomeneve të rrezikshme si xhirimet e gomave dhe zhurmat nga automjetet e modifikuara, si dhe goditja e drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo mbi shpejtësinë e lejuar.

Gjatë takimit në Gjirokastër, Hita ka vënë theks të veçantë te lufta kundër krimeve ndërkufitare, duke kërkuar forcim të bashkëpunimit me autoritetet greke. Njëkohësisht, ai ka kërkuar masa konkrete për menaxhimin e flukseve në pikat kufitare, përmes shtimit të sporteleve dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.