E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skënder Hita uron studentët: Do të jemi pranë jush për sigurinë
Lajme

Skënder Hita uron studentët: Do të jemi pranë jush për sigurinë

Me nisjen e vitit të ri akademik, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për studentët që rikthehen në auditorë.

Hita u ka uruar suksese të rinjve në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, ndërsa ka vënë theksin te angazhimi i Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë në ambientet universitare.

Përmes mesazhit të tij, kreu i Policisë ka theksuar se institucionet e rendit do të jenë të pranishme pranë studentëve, me qëllim parandalimin e çdo situate apo fenomeni që mund të cenojë sigurinë në mjediset e universiteteve.

“Do të jemi pranë jush për të garantuar sigurinë në mjediset universitare”, është shprehur Hita.

Ai ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin me studentët, duke e cilësuar atë si një element të rëndësishëm për forcimin e sigurisë.

Mesazhi i plotë:

Të dashur studentë,

Në nisjen e vitit të ri akademik, ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes dhe formimit profesional.

 

 

Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar.

Ju siguroj se do të jemi pranë jush, për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare.

Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit.

Siguria ndërtohet së bashku.

Ju uroj shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.