Sokol Olldashi, pelikani kaçurrel dhe ironia e historisë që rikthehet sot
Gazetari tregon si shkoi ish-ministri në Bruksel për autostradën Fier-Vlorë dhe BE refuzoi të firmoste për shkak të zogut të rrallë
Një rrëfim i hershëm i gazetarit dhe publicistit Mitro Çela po rikthehet sërish në vëmendje, mes debatit aktual për mjedisin dhe zhvillimet në zonën e Zvërnecit. Në një shënim të shkruar vite më parë, ai sjell me tone ironike dhe reflektuese një episod të pazakontë që lidhet me ndërtimin e autostradës Fier–Vlorë dhe pengesat që dolën gjatë procesit të miratimit të financimit nga Bashkimi Evropian.
Në thelb të debatit të asaj kohe nuk ishte vetëm infrastruktura, por një element i papritur: pelikani kaçurrel, një specie e rrallë që jeton në lagunën e Nartës.
Sipas rrëfimit, projekti për ndërtimin e rrugës ishte gati dhe delegacioni shqiptar kishte shkuar në Bruksel për të finalizuar marrëveshjen financiare. Por, në momentin e fundit, ekspertët evropianë ngritën shqetësime për ndikimin që mund të kishte ndërtimi mbi habitatin e shpendëve të rrallë.
Diskutimi mori një kthesë të pazakontë, kur pengesa kryesore për firmosjen e fondit u identifikua pikërisht si mbrojtja e pelikanit kaçurrel. Argumenti i ekspertëve ishte i qartë: çdo projekt i financuar nga BE duhet të respektojë standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.
Pas një serie komunikimesh dhe ndërhyrjesh nga pala shqiptare, u arrit një kompromis. Projekti i rrugës u rishikua dhe u përshtat për të minimizuar ndikimin në habitatin natyror të shpendëve. Ndryshimet përfshinin masa mbrojtëse, të cilat më pas bënë të mundur miratimin e financimit.
Ky episod, i cili në atë kohë u perceptua si një situatë pothuajse absurde, sot rikthehet në një kontekst krejt tjetër. Protestat e fundit në Tiranë dhe simbolika e përdorur prej tyre, si “Revolucioni i Flamingove”, e bëjnë edhe më domethënës këtë rrëfim.
Në komentin e tij, Çela nënvizon se qëndrimi i institucioneve evropiane ndaj çështjeve mjedisore ka qenë i pandryshueshëm ndër vite. Sipas tij, standardet për mbrojtjen e natyrës jo vetëm që nuk janë zbutur, por janë forcuar dhe mbeten një kusht kyç për çdo vend që synon integrimin evropian.
Ai shtron gjithashtu një pikëpyetje për mënyrën se si trajtohen sot projektet zhvillimore që prekin zona të ndjeshme ekologjikisht, duke sugjeruar një kontrast mes rigorozitetit të dikurshëm dhe qasjes aktuale.
Historia e pelikanit kaçurrel dhe autostradës Fier–Vlorë mbetet kështu një shembull domethënës i përplasjes mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit — një debat që vijon të jetë po aq aktual edhe sot.
Shkrimi i plotë:
PELIKANI KAÇUREL
-Në prostestat e qytetarëve kundër Ramës dhe Berishës, del edhe një simbol: pelikani kaçurel.
(Dhe flamingot. Në shumë kronika të shtypit të huaj protesta quhet: Revolicioni Flamingo.”)
Vite më parë kam bërë një esse për pelikanin kaçurel.
Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.
U bë projekti I rrugës.
U bënë llogaritë për fondet.
Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve, shkoi një delegacion.
E kryesonte ministri I Transportit Sokol Olldashi.
Kur ministri nga Shqipëria priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.
Mes ministrit dhe një eksperti, u zhvillua një bisedë me nota surealiste.
Ministri:- Kush ëshë shkaku që nuk paranoni të hidhni firmën?
Eksperti:- Pelikani kaçurrel!
Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!
Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftotësinë! Zëvendës ministri juaj i Mjedisit, Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rriten zogj të rrallë.
Me paratë e BE nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel?!
Do të ishte një akt çnjerëzor!
Evropa e idealeve të Miteranit, Kolit, Margaret Teçerit dhe Tini Bler nuk do të lejojë dhe as ka për të lejuar kurrë, të abuzohet mbi te drejtën për të jetuar, e drejtë e dhënë nga Zoti, për pelikanin kaçurrel të pafajshëm?!
Zoti I bekftë, zogjtë dhe kafshët e egra, që jetojnë në trojet shqiptre!
Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishë.
Nuk kam informacion për bisedën.
Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendës ministit të Mejdisit Taulant Bimo…
-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!…
Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.
Kryeminstri u fut drejt e në teme:
– Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?
-Jo!
-Mendohu mire?!
Vrava mendjen… Përsëri thashë: “ Jo!”…
-Për pelikanin kaçurrell nuk ke bërë ndonjë letër?
U kujtova…Më erdhi zemra në vend…
Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.
Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel.
“Libri, me sa duket do ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE, – I thashë Kryeministrit.”
-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin…
-Po atë natë, tregon Taulan Bimo, “thura” një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë.
Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen koregjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.…
Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…
Kush nuk e beson tregimin tim, le të marri rrugën për në Vlorë.
Në autostradë, afër Panajasë, si fantazmë në mes te fushës, janë ndërtuar disa prita me rrjeta.
Koment:
Debati është bërë në vitin 2006.
BE si institucion nuk ka lëvizur nga Brukseli. Edhe idetë për mjedisin nuk janë “fshirë”. Janë betonuar- një ndër kushtet për antarësim në BE.
Ekspertët e viteve ‘2000 kanë dalë në penson. Edhe lidershipi.
Ekspertët e rinj flënë mbi dafini.
Heshtin kur e dinë se aeroporti i Vlorës, është “armik” për shtegëtimin e flamingove dhe pelikanit kaçurel.
Bëjnë hosona për projektet e Zvërnecit dhe Nartës, që “pushkatojnë” mjedisin?
Po lidetër e BE? Disa-anonimë. Disa – pa autorit. Disa me origjinë nga vende të vogla-Lukseburgu. Malta.
Ish zv.ministra të shkarkuar. Ish deputetë pa karierë. Ish “Yes” menë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



