E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sonda-zhet në Shqipëri më të suksesshme se në Amerikë
Lajme

Sonda-zhet në Shqipëri më të suksesshme se në Amerikë

Landi Çela

Sonadazhet në Shqipëri janë kryesisht orvatje të një manipulimi politik dhe degradimi i këtij instrumenti, që teorikisht duhet të pasqyrojë opinionin publik, por që në praktikë shpeshherë përhap vetëm propagandën. Në fakt, sondazhet e paguara në Shqipëri janë kthyer në një mjet të përshtatshëm për t’i shërbyer interesave të pushtetit, duke projektuar një realitet të rremë ku publiku prezantohet si i kënaqur me qeverisjen, edhe në kushtet e varfërisë dhe pabarazisë së thellë.

Roli i sondazheve të tilla nuk është më të masin mendimin e qytetarëve me metoda të bazuara në shkencë dhe profesionalizëm, por të manipulojnë publikun, duke i sugjestionuar ata përmes rezultateve të manipuluara. Ky fenomen të sjell në mendje “Gëbelsizmin” – një term i inspiruar nga ministri nazist i propagandës, Joseph Goebbels – që i referohet përsëritjes së vazhdueshme të gënjeshtrave për t’i bërë ato të duken si të vërteta.

Në Shqipëri, sondazhet kanë degraduar aq shumë sa janë kthyer në një mjet për të mashtruar publikun në mënyrë të vazhdueshme. Publikohen të dhëna që tregojnë një lumturi të sajuar përballë kushteve të vështira ekonomike, korrupsionit dhe pasigurisë.

Në realitet, situata është krejt e kundërt: mijëra qytetarë largohen çdo vit, duke braktisur një vend që nuk ofron perspektivë.

Nuk po përmendim rastin e SHBA-së, ku sondazhet parashikuan me gabim të ardhmen politike të Trump në zgjedhjet e fundit. Ky dështim global në parashikimet e sondazheve vetëm duket se  do të  thellojë krizën në këtë sektor.

Por më e rënda është që në Shqipëri, sondazhet nuk kanë pasur kurrë një rëndësi të madhe në perceptimin publik për shkak të një mungese të vazhdueshme të profesionalizmit.
Ky mjet, që duhet të jetë pjesë e kulturës demokratike dhe një reflektues i zërit të qytetarëve, është kthyer në një farsë të radhës, që nuk meriton as komentim, as përbuzje – vetëm injorim.

Në fund të fundit, qytetarët kanë nevojë për zëra të vërtetë, për platforma që përfaqësojnë interesat e tyre reale dhe për sondazhe të cilat pasqyrojnë në mënyrë objektive shqetësimet dhe aspiratat e tyre, e jo propagandën e një qeverie që shfrytëzon çdo mjet për të manipuluar perceptimet publike dhe për të ruajtur kontrollin  dhe shplarë trurin e qytetarëve. Sondazhe të tilla që pyetjes :  Sa të kënaqur jeni me gjendjen ekonomike dhe me qeverisjen Rama?- 70%  e të anketuarve shprehen se janë të pakënaqur! Pyetjes tjetër : Kë politikan besoni më shumë? – 75% parapëlqejnë Edi Ramën…. etj. Prandaj sonda-zhet në Shqipëri janë  ku e ku më të sukseshme se në Amerikë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.