E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SOS dhe Genocid! Po boshatiset Shqipëria!
OP-ED

SOS dhe Genocid! Po boshatiset Shqipëria!

Çdo dite e me shume, bashke me pershkallezimin e krizes politike ne vend pershkallezohet perceptimi popullor qe ky vend duhet braktisur urgjentisht.

Takoj shume njerez qe po bejne gati valixhet. Kjo nuk ndodh rastesisht miq. Shqiperia eshte nga perlat e Mesdheut dhe ate po e boshtatisin per llogari te klikes ne pushtet dhe te mafiozeve nderkombetare te politikes dhe te “filantropise” e cila ka akses dhe lobon fuqishem tek kancelarite nderkombetare ne Europe dhe ne Uashington qe mafia dhe krimi ta qeverise kete vend.

Kjo qe po ndodh ne trojet shqiptare me banoret vendas as ne konfliktin Izraelito-Palestinez nuk ka ndodhur prej 48-tes e deri sot. As ne konfliktin e Indise me Kashmirin dhe as ne Korene e Veriut. Eshte e pamundur te ndodhe sepse popujt nuk i leshojne tokat e tyre.

Nuk leshojne as nje rreke uji, as nje çukë, as nje gërxh, asnje brinje e asnje cep kodre. Toka eshte e shenjte dhe me shenjterine e saj eshte Atdheu. Eshte e rrezikshme kjo qe po ndodh. Katunaret tane po kerkojne azil neper Europe.

Nje fshat i tere nga Dibra me 50 shtepi ishin shperngulur ne nje shtet Europian per azil. Fshatrat e Elbasanit po boshatisen. Malet po. Fshatrat e bregdetit po. Per llogari te kujt po ndodh ky spastrim?! Nuk po bej moral, as fushate ne prag zgjedhjesh, por po me plas kraharori nga sepse kemi te bejme me nje alarm.

Nese ikni perkohesisht prej tiranise, prej varferise e urise, te pakten mos shisni pronat tuaja. Mos e shisni token. Ato para mund t’ju zgjidhin pune per pak kohe, por nese kjo ndodh masivisht do ta humbni pergjithmone dheun tuaj.

Mos e braktisni Shqiperine masivisht sepse do te pendoheni nje dite shume por nuk do te kete me vlere. Edhe nese largoheni te detyruar mbani nje person a dy kety dhe mbeshteteni nga jashte anetaret e tjere te fisit a te familjes. Ketu jane varret e te pareve tane dhe ky eshte dheu dhe toka qe i perkasin vetem pasardhesve tane.

Me mire te luftojme me kliken mafioze qe qeveris sesa ta braktisim plotesisht Shqiperine. Korrupsion ka ne te gjithe boten, por keta qe na qeverisin sot dhe disa minstea qe fshihen dhe maskohen ne radhet e opozites jane njerezit me te rrezikshem qe mund te kene patur ndonjehere ne dore fatet e Shqiperise.

Ky nuk eshte thjesht nje status fejsbuku, por eshte nje alarm. Kjo qe po ndodh eshte SOS. Eshte nje genocid!/05.05.17/Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.