E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Lajme

Sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. një datë që prej vitit 2009 nderohet si simbol i kurajos dhe rolit historik të studentëve shqiptarë. Në këtë ditë përkujtohet brezi që në dhjetor të vitit 1990 ndezi shkëndijën e ndryshimit dhe i hapi vendit rrugën drejt demokracisë.

Më 8 dhjetor 1990, studentë dhe pedagogë të Universiteteve të Tiranës dolën në protestë paqësore, duke marrë përsipër një akt që shënoi kthesën më të madhe politike e shoqërore në Shqipëri. Me thirrjen e tyre të famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata artikuluan për herë të parë publikisht aspiratën për integrim, pluralizëm politik dhe vendosjen e vlerave perëndimore në një shtet të së drejtës.

Lëvizja e atij dhjetori mbetet e vetmja lëvizje paqësore që përmbysi një sistem të tërë politik në Shqipëri. Guximi i tyre i vuri pikë epokës së izolimit dhe kontrollit ideologjik, duke i hapur vendit perspektivën e ekonomisë së tregut dhe një shoqërie të hapur.

Ndryshe nga shumë ngjarje të tjera historike, 8 Dhjetori nuk pati palë fituese apo humbëse: ishte një moment i përbashkët, një hap drejt së ardhmes që sot konsiderohet gjithnjë e më shumë si një vlerë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.