E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot afati i fundit, PS drejt marrjes së kontrollit të Reformës Territoriale
Lajme

Sot afati i fundit, PS drejt marrjes së kontrollit të Reformës Territoriale

PD sinjalizon vijimin e bojkotit

E hëna shënon përfundimin e afatit të vendosur nga mazhoranca për opozitën, që t’i japë fund bojkotit disa javor dhe të rikthehet në punimet e Komisionit për Reformën Territoriale.

Mospjesëmarrja e Partisë Demokratike rrezikon të shembë konsensusin e deritanishëm në këtë strukturë, duke i hapur rrugë Partisë Socialiste të marrë shumicën e anëtarëve, si edhe drejtimin e komisionit. Në këtë skenar, opozita mbetet pa të drejtë vote dhe jashtë procesit vendimmarrës.

Burime politike bëjnë me dije se gjasat janë që demokratët të mos marrin pjesë as sot në mbledhjen e Komisionit. Më 30 janar, kreu i PD-së, Sali Berisha, konfirmoi vijimin e bojkotit, duke deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim me mazhorancën për sa kohë, sipas tij, po bllokohet drejtësia në çështjen “Balluku”.

Ndërkohë, Kuvendi ka përfshirë në rendin e ditës së seancës plenare të së martës ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Reformën Territoriale. Propozimi parashikon heqjen e barazisë numerike mes palëve dhe eliminimin e bashkëkryesimit të opozitës.

Paralelisht me mbledhjen e Komisionit, në të njëjtën orë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një takim në selinë blu, ku pritet të diskutohet qëndrimi që opozita do të mbajë në seancën plenare të së martës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.