E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OP-ED

Sot është 18.04.2017 Afati i fundit i regjistrimit te Koalicioneve.

Sot  është 18 .04.2017 , afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.  Më pas nuk ka më asnjë shans për zgjedhje nëse sot, e hënë datë 18 prill 2017, nuk merren vesh PS-PD. Kanë ardhur ndërkombëtarët nga PPE dhe ministri gjerman i kancelares Merkel. Kanë mbërritur letra, sms, telefonata, etj vetëm që të gjendet një zgjidhje.

Opozita e ka kusht dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje dhe duket se nuk do u terhoq edhe pse  dy ministrat  ishin të prerë kundër bojkotit .

PS nuk pranon kurrsesi largimin e Edi Ramës. LSI pranon koalicionin me PS, por me kushtin që PD të futet në zgjedhje.

Një rreth vicioz ku sejcili duket se ka të drejtë. Por vetëm populli e pëson nga ky lëmsh i krijuar dy muaj para zgjedhjeve.

Nëse sot nuk e gjejnë zgjidhjen ose e shumta deri nesër, atëhere me siguri do kemi një Shqipëri tjetër pasnesër; me barrikada, rrëmujë dhe destabilitet. Faji? I të gjitha palëve politike që nuk arrijnë te gjejnë një marrëveshje stabiliteti.

Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.