E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot lamtumira për 18-vjeçaren që humbi jetën te Ura e Dajlanit
Flash

Sot lamtumira për 18-vjeçaren që humbi jetën te Ura e Dajlanit

Durrës | Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 15 janarit pranë Ura e Dajlanit, në Durrës.

E reja, me origjinë nga fshati Dushnik i Berat, udhëtonte si pasagjere në një automjet tip BMW X5, që drejtohej nga 26-vjeçari Arbër Xhaxhaj, banues në Fier. Sipas Policisë së Durrësit, mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, rreth 120–130 km/h, në aksin Tiranë–Durrës, kur drejtuesi humbi kontrollin, theu barrierat mbrojtëse dhe “fluturoi” nga mbikalimi i urës së Dajlanit, duke përfunduar poshtë saj, në një hapësirë për tregtimin e luleve.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur; testi i alkoolit shënoi 0.50 mg/l alkool në gjak. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërsa u plagos rëndë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dy persona të tjerë mbetën të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ceremonia mortore për viktimën do të zhvillohet sot në mesditë në fshatin Dushnik të Beratit.

18-vjeçarja Vikena Greku,e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj

Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël.

Burime nga familjarë të afêrt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj

.Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për ti marrë me vete në Gjermani.

Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje.

Sot,familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.

Ndërkohë, Arbër Xhaxhaj pritet të dalë sot para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Në gjendje të rëndë psikologjike, ai ka mbërritur i prangosur në ambientet e gjykatës, ku do të zhvillohet seanca përkatëse lidhur me aksidentin fatal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.