Sot zgjidhen drejtuesit e rinj për Durrësin, Fierin, Lezhën dhe Kukësin
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet sot procesi konkurrues për plotësimin e katër pozicioneve vakante në nivelet drejtuese të policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.
Në këtë garë kanë aplikuar gjithsej 21 drejtues policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës. Pas zhvillimit të fazës së testimit dhe intervistimit, kandidatët do të pikëzohen individualisht dhe lista përfundimtare do t’i paraqitet Drejtorit të Përgjithshëm, i cili do të përzgjedhë katër emrat fitues për emërim në qarqet përkatëse.
Ndërkohë, vakante mbeten edhe drejtuesit e policisë për qarqet Tiranë dhe Vlorë. Sipas burimeve, për këto dy pozicione pritet të hapet një tjetër proces konkurrues, ndërsa nuk përjashtohet që përzgjedhjet të bëhen edhe nga lista fituese e konkursit që po zhvillohet sot.
Lista e plotë e kandidatëve pjesëmarrës në garë:
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda
Në zhvillimet e fundit brenda strukturave të Policisë së Shtetit, pas komandimit të Ervin Ndreut në krye të Policisë së Vlorës, është caktuar përkohësisht edhe drejtuesi i ri i Policisë Kufitare në Tiranë, ku këtë detyrë e ka marrë Ermal Haxhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



