SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut socialist Kristian Shkreli dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin e dosjes në gjykim.
Shkreli është marrë zyrtarisht i pandehur pak ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerjen e votave në mbështetje të Partisë Socialdemokrate.
Për këtë veprim, ndaj tij është ngritur akuza për “korrupsion në zgjedhje”.
Tashmë pritet që gjyqtarja Flora Hajredinaj të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



