E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘SPAK dhe BKH kanë prova, Balluku s’do e festojë Shën Valentinin’
Lajme

‘SPAK dhe BKH kanë prova, Balluku s’do e festojë Shën Valentinin’

Gazetarja Anduena Llabani, ka komentuar zhvillimet më të fundit rreth hetimeve që SPAK po kryen ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Llabanit, hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë në një fazë të avancuar dhe përfshijnë bashkëpunëtorë të afërt të Ballukut, por jo familjarë të saj.

“Ka emra që janë bashkëpunëtorë të Ballukut nën survejimin e SPAK. Ajo që di është se SPAK dhe BKH kanë bërë punën inteligjente dhe verifikimin e veprimtarive. Mjafton t’i sekuestrohet celulari Ballukut dhe provat do të jenë të pakontestueshme. Të qenit në pozita superiore të bën shpesh të pakujdesshëm, por edhe budalla,” deklaroi ajo.

Moderatorja zbuloi se prokurori Dritan Prençi, i njohur për hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, është përfshirë edhe në këtë rast. Sipas saj, hetimet kanë prodhuar të dhëna të rëndësishme që mund të çojnë në marrjen e Ballukut si e pandehur.

“Janë marrë shumë të dhëna që e çojnë deri në kërkesën për marrjen e Ballukut si e pandehur. Kjo tregon se faktet dhe provat janë aty. SPAK sot është në momente decizive, por nuk besoj se Balluku do e festojë Shën Valentinin,” shtoi ajo me ironi.

Llabani theksoi se SPAK po vepron nën monitorimin e ngushtë të SHBA-ve, ndërsa paralajmëroi se në politikën shqiptare ekziston një klimë intrigash që ndikon në mënyrën si ekspozohen çështjet hetimore.

“Në politikën shqiptare ka shumë intriga. Palët tradhtojnë njëra-tjetrën dhe përdorin informacionin që kanë për të rrëzuar kundërshtarët. SPAK mund të duket si institucion vulnerabël, por po bën një punë serioze, me kërkesë dhe nën monitorimin e SHBA-ve,”  u shpreh ajo.

Në përfundim, moderatorja nënvizoi se dosjet si ajo e McGonigal dhe Ballukut nuk kanë dalë nga SPAK, por janë përdorur nga kundërshtarët politikë për qëllime strategjike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.