E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dhe BKH zbarkojnë sërish në Bashkinë e Tiranës
Lajme

SPAK dhe BKH zbarkojnë sërish në Bashkinë e Tiranës

SPAK ka zhvilluar një aksion në Bashkinë e Tiranës, duke ngritur dyshime për një hetim në vijim ndaj këtij institucioni. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të prokurorëve të posaçëm dhe në zbatim të një vendimi gjykate, janë paraqitur në ambientet e bashkisë për të kryer veprime hetimore.

Sipas burimeve, efektivët kanë sekuestruar një sërë dosjesh dhe materialesh që lidhen me çështje të ndryshme administrative, të cilat pritet të shërbejnë si prova në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme.

Deri në këtë fazë, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi objektin konkret të këtij operacioni. Mbetet e paqartë nëse veprimet lidhen me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj apo me çështje të tjera që SPAK ka në shqyrtim për Bashkinë e Tiranës apo drejtues të saj.

Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me natyrën e hetimit dhe materialet e sekuestruara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.