E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK e BKH nuk i ndahen Ballukut, zbarkojnë me kontrolle në zyra e banesa
Lajme

SPAK e BKH nuk i ndahen Ballukut, zbarkojnë me kontrolle në zyra e banesa

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Kontrollet po zhvillohen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen.

Veprimet hetimore vijnë në një moment kur SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj Ballukut. Ajo është thirrur të paraqitet më 31 korrik në Prokurorinë e Posaçme, por ka kërkuar shtyrjen e kësaj date, duke argumentuar se ka angazhime të tjera.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për veprat penale të dyshuara të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimi vijon, ndërsa pritet që kontrollet e kryera nga BKH të sjellin elementë të rinj në dosjen që po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.