E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK gati kërkesën  për arrestim,  Balluku “ndez” motorët në Fier
Lajme

SPAK gati kërkesën për arrestim, Balluku “ndez” motorët në Fier

 

Ndërsa hetimet nga SPAK vijojnë dhe pas refuzimit të parë të Kuvendit për heqjen e imunitetit të saj, burime pranë hetimit bëjnë me dije se oficerët e Byroja Kombëtare e Hetimit dhe prokurorët janë duke përgatitur një kërkesë të dytë për autorizim arresti, këtë herë mbi dyshime për përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”.

Në të njëjtën kohë, ish-zëvendëskryeministrja ka dalë publikisht në terren politik. Një ditë më parë ajo është shfaqur në qarkun e Fierit, ku ka nisur organizimin elektoral, duke sinjalizuar aktivizim të plotë në fushatë.

Në një mesazh publik, Balluku deklaron se po “forcon organizimin” dhe po “zgjeron familjen socialiste”, duke u shprehur e gatshme për betejën e radhës elektorale dhe duke ftuar qytetarët t’i bashkohen strukturave të partisë.

Situata krijon një kontrast të fortë politik dhe institucional: nga njëra anë hetimet e thelluara të drejtësisë dhe përgatitja e një kërkese të re për imunitetin, dhe nga ana tjetër një profil aktiv në terren, me mbështetje të hapur politike nga mazhoranca.

Kujtohet se Kuvendi rrëzoi më herët kërkesën e SPAK për arrestimin e saj, duke i lënë hapësirë vijimit të hetimeve pa masë sigurie më të ashpër  . Ndërkohë, ajo mbetet nën masa kufizuese si ndalimi i daljes jashtë vendit dhe pezullimi nga funksionet ekzekutive  .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.