E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK godet dhëndrin e Majlinda Bregut, Klevis Hoxhosmani
Lajme

SPAK godet dhëndrin e Majlinda Bregut, Klevis Hoxhosmani

Kejda Ajazi jetë luksoze nga Dubai në Monaco me paratë e kokainës, shfaqje me çantë ‘Hermes Birkin’ dhe makinë 500 mijë euro

SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoynë Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco.

Në gusht të vitit 2024, vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu u shfaq duke ekspozuar jetën luksoze në Monaco, me sa duket me paratë e kokainës. Ajo postoi një video të postuar në rrjetet sociale, duke u shfaqur krah partnerit të saj, me një çantë ‘Hermes Birkin’ në dorë, me një makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro.

Në video, Kejda shfaqet e shoqëruar nga i fejuari i saj, i arrestuar nga SPAK, ndërsa shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën e makinës luksoze. Nga ana e saj, Kejda nuk del nga makina luksoze pa i hapur derën.

Asokohe shumë komentues ngrinin natyrshëm pyetjen se nga buronte gjithë ky luks dhe arrogancë e vajzës së Bregut. Ndërkaq, nuk dihet nëse vajza e zonjës Bregu vetëm ka shijuar luksin me paratë e trafikut të kokainës apo ka marrë pjesë edhe në pastrimin e parave si partneret e trafikantëve të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.