E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, mazhoranca “luan” me afatet
Lajme

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, mazhoranca “luan” me afatet

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ndërsa një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit – kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe deputetes Belinda Balluku – nuk është përfshirë në rendin e ditës.

Mungesa e kësaj pike në agjendën zyrtare bie në sy, pasi më herët burime nga shumica parlamentare kishin lënë të kuptohej se votimi për këtë çështje mund të zhvillohej pikërisht në seancën e 5 marsit.

Kërkesa për arrestimin e deputetes është paraqitur nga SPAK më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas procedurave parlamentare, nëse Kuvendi nuk merr një vendim brenda tre muajve nga momenti i depozitimit të kërkesës, ajo konsiderohet e rrëzuar automatikisht. Afati përfundimtar për këtë rast përkon me datën 16 mars.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme pritet të formalizohen edhe ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, përmes dekretimit të ministrave të rinj pas lëvizjeve të bëra në qeveri.

Seanca plenare do të përfshijë gjithashtu disa procedura parlamentare dhe shqyrtimin e një sërë projektligjesh, ndër to ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar, ratifikimin e një marrëveshjeje huaje për infrastrukturën bashkiake, si dhe projektligje që lidhen me sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale, kontrollin e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe ndryshime në ligjin për taksat kombëtare.

Në agjendë janë parashikuar edhe dy seanca pyetje–përgjigje me anëtarë të qeverisë. Deputeti Erion Braçe do t’i drejtojë pyetje ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla lidhur me çështje që lidhen me politikat në këto sektorë.

Në fund të seancës, deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren e Kuvendit.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 16, datë 3.3.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

10.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

11.Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.