SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës
Do ndërtonte urë ‘personale’ për motrën e saj
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për ish-kryetaren e Bashkisë Tropojë, Zyra Ismailaj, dhe ndërtuesin Rrok Gega, në një çështje që lidhet me akuza për korrupsion në tendera publikë.
Për Islamajn, prokurori ka kërkuar 3 vite burg me kusht, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. ndërsa për Gegën u kërkua 1 vit burg me kusht, i konvertuar në 2 vite shërbim prove, për veprën penale “korrupsion aktiv”.
Çështja lidhet me një tender për rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa urave në Bashkinë e Tropojës. Sipas hetimeve, një prej projekteve dyshohet se është favorizuar në mënyrë të qëllimshme, pasi ndërhyrja ishte parashikuar pranë banesës së motrës së ish-kryebashkiakes.
Ismailaj u mor e pandehur nga SPAK në shtator të vitit të kaluar, ndërsa hetimet zbuluan dyshime për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik në favor të ndërtuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



