E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon
Lajme

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka kërkuar shpalljen e tij fajtor për dy raste të veçanta korrupsioni pasiv. Në rast se gjykata pranon kërkesën e SPAK dhe vendos dënimin me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar do të jetë 3.4 vite burg. Gjithashtu, për pesë vitet e dënimit Bllako nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit që të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit. Ai akuzohet se i ka kërkuar Klodian Zotos të punësonte fiktivisht Bezhanin, duke i siguruar një pagë prej 7.5 milionë lekësh të reja.

SPAK thekson se gjatë kohës që Bezhan ishte këshilltar i ministrit Koka, ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas udhëzimeve të Alqi Bllakos, duke i transmetuar informacione të marra nga Autoriteti Kontraktor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.