
Radovan Çela
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet.
Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfundimtarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.
Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.