E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Himarës
Lajme

SPAK kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Himarës

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, pritet të rikthehet në qeli rreth shtatë muaj pas lirimit, pas përllogaritjeve të fundit të bëra nga SPAK mbi kohën e mbetur të dënimit.

Sipas burimeve, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 2 vite burg, dënim i reduktuar në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka përllogaritur edhe periudhën e paraburgimit. Nga kjo rezulton se Goro duhet të vuajë edhe 6 muaj e 10 ditë burg.

Urdhri i ekzekutimit është firmosur nga prokurori Elvin Gokaj, por deri më tani nuk është zbatuar nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, mbrojtja ka reaguar menjëherë. Avokatët e Goros kanë depozituar një kërkesë për revokimin e këtij urdhri, duke pretenduar se dënimi është shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim.

Çështja mbetet e hapur dhe pritet një vendimmarrje mbi kërkesën e mbrojtjes, e cila do të përcaktojë nëse ish-zyrtari do të rikthehet në qeli apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.