E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr telefonat e “Ben Qimes”, dyshime për kanosje gjyqtari
Lajme

SPAK merr telefonat e “Ben Qimes”, dyshime për kanosje gjyqtari

Prokuroria e Beratit i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) tre aparate celularë të sekuestruar në pronësi të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, duke kërkuar kryerjen e ekspertimit të plotë të tyre. Pajisjet janë dërguar për analizë teknike në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për kanosje ndaj një gjyqtari.

Telefonat janë gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Isufajt, të zhvilluara në funksion të verifikimit të rrethanave të çështjes penale. Autoritetet po synojnë të zbardhin komunikimet dhe çdo të dhënë tjetër që mund të ketë vlerë provuese për hetimin.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar më shumë kohë për përfundimin e ekspertizës së aparateve telefonike, çka ka sjellë edhe shtyrjen e afateve hetimore. Hetimi lidhet me një ngjarje të ndodhur në shkurt të vitit 2025, ku dyshohet se gjyqtari Vladimir Cjapi është kanosur.

Në kuadër të masave të sigurisë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje jo vetëm gjyqtarin e përfshirë në këtë çështje, i cili më herët ka pasur marrëdhënie miqësore me Isufajn, por edhe një noter, i cili në këtë rast është edhe denoncuesi i ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.