E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK na ka marrë peng fatet e Atdheut
OP-ED

SPAK na ka marrë peng fatet e Atdheut

Klodian Tomorri| Opinion|Publik.al

Tani problemi është se SPAK na ka marrë peng fatet e Atdheut.

Është një koncesion prej 1 miliard eurosh për atë rrugën nga Miloti në Balldre. Ajo ka mbetur rrugëve, sepse tani nuk ka kush ta firmosë. Gjysma e ARRSH-së është ose nëpër burgje, ose në arrest shtëpie.

Pastaj është ai tenderi prej 400 milionë eurosh për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Drejtorin e portit nuk e kanë arrestuar akoma, se tani e blemë në merkaton e dimrit, por edhe aty, siç duket, i kanë mbushur brekët të gjithë.

Këtej nga KESH-i, larg qoftë ndonjë përmbytje, ndonjë gjë… mileti t’i bëjë hyzmet vetes, se edhe këtej rëndë puna.

Po mbarojnë edhe kamikazët që firmosin.

Po merret peng e ardhmja e Atdheut, këtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.