E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK: Seanca  të mbahet me dyer të mbyllura. Rrezikohet dëshmitari Reçi në përballjen me Shullazin
Flash

SPAK: Seanca të mbahet me dyer të mbyllura. Rrezikohet dëshmitari Reçi në përballjen me Shullazin

Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka vendosur që të zhvillojë me dyer të mbyllura procesin ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, të cilët do të përballen me Luftar Reccin, ky i fundit do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit. 

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SPAK teksa argumentohet vendimi për mbajtjen e gjyqit me dyer të mbyllura, theksoi se cënohet siguria e dëshmitarit dhe dëshmitarëve të tjerë në proces.

Ndërkohë, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur. 

“S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë”, tha avokati. I kundërt ka qenë argumenti i avokatja e Shullzit, i cili ka qenë pro vendimit të GJKKO. “Procesi me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet!”, tha përfaqësuesja ligjore e Shullazit. 

Më herët Luftar Reci kundërshtoi përballjen live me Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Vetë Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”.

Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”

“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, thuhej në deklaratën e Reçit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.