SPAK sekuestron dosjen e tenderit 400 mln € për projektin e Porto Romanos
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romano, në kuadër të një hetimi të nisur për dyshime mbi shkelje në procedurat e prokurimit publik.
Sipas burimeve, sekuestrimi është kryer të martën pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës së tenderimit. Projekti për zhvillimin e zonës së Porto Romanos parashikon një investim prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim.
Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur vetëm një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.
Hetimet e SPAK pritet të përqendrohen në verifikimin nëse gjatë zhvillimit të procedurës janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e konkurrencës së ndershme në garë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



