E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron telefonin e kreut të Policisë së Shteti Ilir Proda?
Publik News

SPAK sekuestron telefonin e kreut të Policisë së Shteti Ilir Proda?

Oficerët e BKH-së kanë sekuestruar telefonin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Lajmi është konfirmuar nga dy burime të besueshme për gazetarin e Publik.al .

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Gys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i fundit u bë i njohur si përfitues i mbi 40 milionë eurove në tenderat e AKSHI-it, së bashku me baxhanakun e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Një eksponent i një kompanie call center i tha gazetarit tonë se nën/drejtori i policisë merrte rregullisht një tarifë prej 70 mijë eurosh në muaj për “suksesin” e call center-it nga “Sauksi”, si dhe shuma të konsiderueshme për bastet e paligjshme online.

Ismailaj frekuentonte kompleksin e ish-“Kodra e Kuajve”, sot “Equos”, ku merrte rregullisht pagesat. Ky vend njihet gjithashtu si streha dhe vendi i drekave dhe takimeve të Gys Agasit.

Një tjetër burim i pohoi gazetarit se Agasi, një natë, festoi rrumbullakosjen e shifrës 100 milionë euro të fituara nga gjobat, ryshfetet dhe veprimtaria kriminale.

Duket se hetimet e SPAK po prekin kupolën e lartë të Policisë së Shtetit, nisur nga faktet se struktura të policisë dyshohet se janë inkriminuar nga bandat, duke u bërë bashkëpunuese deri në pengmarrjen e Gerond Meçes dhe të ish-zv/drejtori i AKSHI-t Shima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.