E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK-u nuk heton dot Ramën dhe bilancin e pagesave?!
Flash

SPAK-u nuk heton dot Ramën dhe bilancin e pagesave?!

Klodian Tomorri

SPAK-u bën shumë mirë që heton kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara.

Formalisht, këtë ia kërkon ligji dhe përgjegjësia institucionale.

Por pyetja natyrshëm lind: pse askujt nuk i shkoi njëherë ndër mend të hetojë edhe të tjera episode shumë më të mëdha?

Për shembull:

Kush i organizoi dhe i hipi në avion disa nga biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, duke i çuar si “paketa postare” në SHBA disa muaj më parë?

Çfarë bënë ata atje?

Ku qëndruan?

A organizuan “fundraising” në stilin e ankandeve të mbyllura, ku secili ngrinte dorën dhe deklaronte shumën e donacionit?

Sa para u mblodhën realisht?

Për çfarë u premtuan?

Kush i mori?

Ku u përdorën ato para?

Sigurisht, përgjigjja zyrtare është: “Për çështje patriotike.”

Në rregull. Por hetimi i vërtetë fillon pikërisht aty ku mbaron fjalia e bukur.

Po me 20 milionë eurot e famshme të Unazës së Madhe, ku u kapën me “presh në duar” njerëz të lidhur me pushtetin, çfarë ndodhi?

Për kë do të shkonin ato para në SHBA?

Po 90 milionë eurot që pritet t’i kalojnë “beut të Tuslas”, George Kaiserit — një nga donatorët më të rëndësishëm të fushatave të Obamës dhe Bidenit, i njohur gjithashtu edhe për investimet e tij në Shqipëri — ku do të përfundojnë?

Sepse George Kaiseri, për kujtesë, është po ai që zotëron “tigrat e Vlorës”.

Pra, Bilanci i Pagesave në këtë vend ka shumë komponentë.

Nëse hyn ta hetosh me të vërtetë, do kuptosh se është shumë më i madh, më kompleks dhe më i rrezikshëm sesa një kontratë lobimi.

Dhe po hyre seriozisht brenda… të gjen belaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.