E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK-u po na bën me turp para gjithë botës!
Flash

SPAK-u po na bën me turp para gjithë botës!

Bledar Zaganjori

Kam një merak se SPAK-u, me këto hetime, kontrolle dhe sekuestrime telefonash, kompjuterash e dokumentesh, do të na bëjë me turp para gjithë botës.

E pikërisht tani, kur e kishim kthyer TIMAK Defense-in në krenarinë kombëtare shqiptare në botë!

Si do t’u dalim përpara? Si do t’i shohim në sy? Çfarë do t’u themi atyre 30 shteteve që kanë bërë porosi dhe mezi presin t’i furnizojmë me mjete taktike, makina të blinduara, ambulanca e zjarrfikëse?

Çfarë do t’u themi vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe SHBA-së, që kanë rritur buxhetin për të blerë nga ne prodhimet e tyre MAN dhe IVECO, ndërsa ne nuk do të mund t’ua dërgojmë porositë?

Po Toyota-s së Gjibraltarit, çfarë do t’i themi? Që nuk mund t’i blejmë më makinat tuaja?

Ndaj, 105 ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale janë pak për SPAK-un.

Më mirë ta mbyllim fare, se kështu brenda vendit po na turpëron para dynjasë jashtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.